Lajme

Lista e lajmeve

Konkurs për vende të lira pune

19.10.2017

KONKURS PUNE

 

Për plotësimin e 3 vendeve të punës si vijon:

 

Pozita nr. 1:        Inxhinier/e i Ndërtimit ose Arkitekt/e.

Mbikëqyrësi:     Menaxheri i Inxhinieringut.               

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Kontrollë e vazhdueshme në ecurinë e zhvillimit të projektit;
  • Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të Inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës;
  • Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat e nevojshme për të bërë rishikimet dhe e njofton për aktivitetet e vonuara MI;
  • Organizimin dhe kryrjen e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me departamentin e Inxhinieringut;
  • Drejton dhe menaxhon stafin e punishtes për zhvillimin e punimeve;
  • Drejton dhe kontrollon aktivitetet e punimeve të nënkontraktorëve;
  • Ndjek të gjitha aktivitetet e punës në punishtë;
  • Përgatit raporte ditore, javore dhe mujore, ku regjistron të gjithë problematikën e zhvillimit të punimeve në punishtë;
  • Hartimin e planit dinamik javor/mujor për mbarëvajtjen e zhvillimit të punimeve në kantier;
  • Plotësimin e formularit për kërkesat e materialeve;
  • Kontrollon skicat dhe vëllimet për t’u siguruar se llogaritjet përshtaten me punimet;
  • Ndihmon në përzgjedhjën dhe kërkesat për materiale në kantier;
  • Është përgjegjës për gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt si proces-verbale, librezë masash, situacione, akte pikëtime e kontrolli etj;
  • Mbikëqyr kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në punishte, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullorës së kompanisë dhe ligjit mbi masat mbrojtëse në punë;
  • Përgatit raporte të detajuara, si dhe detyrat tjera që do t’i ngarkohen;
  • Koordinimin e aktiviteteve me Sektorët tjerë dhe ato të Shërbimeve Teknike.

KËRKESAT:

  • Diploma e fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës (sistemi  5 vjeçar);
  • Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 10 vite;
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office, AutoCAD dhe Internet research, etj;
  • Njohja shumë e mirë e gjuhëve të huaja,përkatësisht Gjuha Angleze - obligative dhe Serbo-Kroate - e dëshirueshme;
  • Fleksibël për të punuar edhe me orar te zgjatur.

 

Pozita nr. 2:        Inxhinier i Makinerisë (Termo-energjetike ose Sistemet e Burimeve të Ripërtërishme)

Mbikëqyrësi:     Menaxheri i Sektorit.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Kontroll i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit;
  • Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të Inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës;
  • Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat e nevojshme për të bërë rishikimet dhe e njofton për aktivitetet e vonuara MS;
  • Organizimin dhe kryrjen e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me Departamentin e Inxhinieringut;
  • Drejton dhe menaxhon stafin e punishtes për zhvillimin e punimëve;
  • Drejton dhe kontrollon aktivitetet e punimeve të nënkontraktorëve;
  • Ndjek të gjitha aktivitetet e punës në punishtë;
  • Përgatit raporte ditore, javore si dhe mujore, ku regjistron te gjithë problematiken e zhvillimit të programit për punët e caktuara sipas detyrave të punës;
  • Hartimin e planit dinamik javor/mujor për mbarëvajtjen e zhvillimit të punimëve;
  • Kontrollon skicat dhe vëllimet për tu siguruar se llogaritjet përshtaten me punimet/paramasat;
  • Ndihmon në përzgjedhjen dhe kërkesat për porosinë e materialeve;
  • Përgatit raporte të detajuara, si dhe detyrat tjera që do t’i ngarkohen gjatë zhvillimit të punëve;
  • Koordinimin e aktiviteteve me Sektorët tjerë dhe ato të Shërbimeve Teknike/Inxhinierike.

KËRKESAT:

  • Deshmia e përfundimit të studimeve (lëmi përkatëse);
  • Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 5 vite;
  • Të këtë njohuri të thella në të gjitha produktet e ngrohjes;
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office, AutoCAD dhe Internet research, etj;
  • Dëshmia e përfundimit të studimeve (lëmi përkatëse);
  • Njohja shumë e mirë e gjuhëve të huaja, përkatësisht  Gjuha Angleze -Obligative dhe Serbo-kroate - e dëshirueshme.

 

Pozita nr. 3:        Administrator/e i Sektorit të Shitjës

Mbikëqyrësi:     Menaxheri i Shitjës.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • T’i ofroj asistencë teknike dhe administrative MSh-së;
  • Të kontrollojë punën e asistentëve komercial, depoistit si dhe bashkëpunëtorëve tjerë komercial;
  • Përgatitja e ofertave për klient apo për nevoja të tenderëve si dhe kompletimi i ofertës me të gjitha dokumentacionet teknike përkatëse (broshurat, katalogët, certifikatat e kualitetit apo standardit etj.)
  • Nga momenti kur oferta/tenderi është pranuar nga ana e klientit/investorit të bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për furnizim duke përfshirë edhe organizimin e transportit;
  • Organizimi i zhdoganimit të mallit dhe përcjellja e mallit deri në dorëzimin e tij te klienti/pranuesi i mallit;
  • Mbajtja e evidencës së mallit të furnizuar duke përfshirë këtu edhe dorëzimin e një kopje të DUD-it dhe faturës në sektorin e financave dhe mbajtjen e një kopje për nevojat e sektorit komercial, duke përfshirë këtu edhe mbajtjën e kartelës së furnitorëve;
  • Mbajtja e evidencës së mallit të liferuar për klient/pranues të mallit duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e kartelës së klientit si dhe statistikave për blerjet dhe shitjet;
  • Regjistrimi i mallit në depo dhe mbajtja e kartelës mbi gjendjen në depo duke u bazuar në regjistrimin e mallit dhe fletëdërgesat e lëshuara;
  • Mbanë kontakte me udhëheqësit e depove;
  • Reagimi me kohë për mungesën e materialeve në depo dhe përgatitja e kërkesë-ofertës si hap i parë për furnizimin e tyre, marrja e ofertës, seleksionimi i ofertës më të mirë dhe porosia e mallit si dhe procedurat e lartcekura  deri të liferimi i tyre;
  • Përcjellja e afatit të pagesave të klientëve dhe lajmërimi i tyre me kohë për datën e pagesës si dhe përcjellja e afatit të pagesës tek furnitorët;
  • Raportimi në baza të rregullta të Menaxheri i Sektorit të Shitjes (MSh) duke përfshirë këtu edhe raportimin lidhur me punët dhe obligimet e bashkëpunëtorëve tjerë komercial ;
  • Kujdeset për zgjerimin e rrjetit të furnitorëve;
  • Mbajtja e dosjeve (regjistratorëve) të rregullta digjitale dhe të shkruara lidhur me të gjitha aspektet e Sektorit të Shitjes si dhe përgatitja e tyre në mënyrë që të jenë të lexueshme dhe të kuptueshme edhe për palën e tretë;
  • Për furnizime, ofertime dhe shitje në shuma dhe sasi të mëdha paraprakisht duhet të merret aprovimi nga MSh;
  • Të udhëheq projekte të caktuara ose pjesë të projekteve, nëse ajo detyrë është caktuar më parë nga MSK.

KËRKESAT:

  • Dëshmia e përfundimit të studimeve (lëmi  përkatëse);
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike të M. Office dhe Internet research;
  • Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 3 vite;
  • Njohja shumë e mirë e gjuhëve të huaja, Gjuha Angleze-Obligative dhe Serbo-kroate e dëshirueshme;
  • Mosha e preferuar nga 25 - 35 vjeç.

 

Të përgjithshme për tri pozitat:

  • Posedimi i patent-shoferit obligativ, kategoria B;
  • Fleksibël për të punuar edhe me orar të zgjatur.
  • Trajnimet relevante janë të dëshirueshme;

 

SHKATHTËSITË:

  • Aftësi shumë të mira të prezentimit dhe komunikimit me shkrim dhe me gojë;
  • Aftësi në përpilimin e shkresave dhe dokumenteve relevante me pozitat e lart - cekura;
  • Të këtë aftësi në caktimin e prioriteteve për punë të pavarur dhe kreative;
  • Të këtë aftësi për kryerjen e disa funksioneve në të njejtën kohë;
  • Maturi emocionale, përkushtim dhe aftësi për të përballuar stresin gjatë ushtrimit të detyrës.

 

APLIKIMI:

  • Kandidatet e interesuar për aplikim duhet të dorëzojnë:
    • CV_in (bashkëlidhur edhe nje foto), letër motivuse, dy referenca;
    • Dëshmi të përfundimit të studimeve.

 

INFORMATA TË PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

  • Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur;
  • Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'u nënshtrohen testimit dhe intervistimit;
  • Aplikimi pranohet vetëm përmes email_it: lulzim.jahaj@alfa-i.com; dhe kontaktit: 038 606 706

 

  • Data e fundit për aplikim është (e Premte), 28/10/2017.
Print

NA NDIQNI NË RRJETET SOCIALE