Lajme

Lista e lajmeve

Konkurs Pune

30.03.2018

Pozita: Depoist

KONKURS PUNE

 

Për plotësimin vendit të punës "DEPOIST", si vijon:

 

Pozita:        Depoist/e i Sektorit të Shitjes

Mbikëqyrësi:     Menaxheri i Shitjes.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të ofrojë asistencë teknike dhe administrative MSh-së;
  • Asistoj në përgatitjen e ofertave për klient apo për nevoja të tenderëve si dhe kompletimi i ofertës me të gjitha dokumentacionet teknike përkatëse (broshurat, katalogët, çertifikatat e kualitetit apo standardit etj.)
  • Nga momenti kur fatura është pranuar nga ana e klientit/investorit, depoisti të bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për furnizim duke përfshirë edhe organizimin e transportit (sipas nevojës);
  • Njohja e paletës së produkteve të ujësjellësit(jashtëm dhe brendshëm) dhe nxemjës qendrore;
  • Pranimi i mallit në depo dhe mbajtja e kartelës mbi gjendjen në depo duke u bazuar në regjistrimin e mallit dhe fletëdërgesave të lëshuara;
  • Mbanë kontakte me udhëheqësit e depove tjera;
  • Kontrollimin e stokut ne depo;
  • Reagimi me kohë për mungesën e materialeve në depo dhe përgatitja e kërkesës/ofertës si hap i parë për furnizimin e tyre;
  • Raportimi në baza të rregullta të Menaxheri i Sektorit të Shitjes (MSh)
  • Mbajtja e dosjeve (regjistratorëve) të rregullta digjitale dhe të shkruara lidhur me deponë;
  • Tjera në kuadër të detyrave të caktuara nga Menaxheri i Sektorit të Shitjes (MSh).

 

KËRKESAT:

  • Minimum përfundimi i shkollës së mesme
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike të M. Office;
  • Përvojë pune paraprake e ngjajshme, min. 2 vite;
  • Preferohet njohja e sëpaku një gjuhe të huaj;
  • Mosha e preferuar nga 25 - 45 vjeç.
  • Posedimi i patent-shoferit obligativ, kategoria B;
  • Fleksibel për të punuar edhe me orar të zgjatur.

 

SHKATHTËSITË:

  • Aftësi të mira të prezentimit dhe komunikimit me shkrim dhe me gojë;
  • Të ketë aftësi në caktimin e prioriteteve për punë të pavarur dhe kreative;
  • Të ketë aftësi për kryerjen e disa funksioneve në të njejtën kohë;
  • Maturi emocionale, përkushtim dhe aftësi për të përballuar stresin gjatë ushtrimit të detyrës.

 

APLIKIMI:

  • Kandidatët e interesuar për aplikim duhet që të dorëzojnë:
    • CV-në dhe referencat në punë të ngjajshme;

 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

  • Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur;
  • Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'u nënshtrohen testimit dhe intervistimit;
  • Aplikimi pranohet vetëm përmes email-it: lulzim.jahaj@alfa-i.com; dhe kontaktit: 038 606 706

 

  • Data e fundit për aplikim është 12.04.2018.

 

 

 

Print

NA NDIQNI NË RRJETET SOCIALE