Lajme

Lista e lajmeve

Konkurs për vende të lira të punës

12.05.2018

KONKURS PUNE

 

 

Pozita nr. 1:        Inxhinier i/e Ndërtimtarisë ose Arkitekturës

Për:                       2 vende të lira të punës

Mbikëqyrësi:     Menaxheri I sektorit të inxhinieringut.   

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Kontrollë i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit;
  • Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të Inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës;
  • Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat e nevojshme për të bërë rishikimet dhe e njofton për aktivitetet e vonuara MI;
  • Organizon dhe kryen të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me sektorin e Inxhinieringut;
  • Drejton dhe menaxhon stafin e punishtes për zhvillimin e punimeve;
  • Drejton dhe kontrollon aktivitetet e punimeve të nënkontraktorëve;
  • Ndjek të gjitha aktivitetet e punës në punishtë;
  • Përgatit raportin ditor, javor si dhe mujor, ku regjistron të gjithë problematikën e zhvillimit të punimeve në punishtë;
  • Hartimin e planit dinamik javor/mujor për mbarëvajtjen e zhvillimit të punimeve në kantier;
  • Plotësimin e formularit për kërkesat e materialeve;
  • Kontrollon skicat dhe vëllimet për t’u siguruar se llogaritjet përshtaten me punimet;
  • Ndihmon në përzgjedhjen dhe kërkesat për materiale në kantier;
  • Është përgjegjës për gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si proces-verbale, librezë masash, situacione, akte piketime e kontrolli etj;
  • Mbikëqyr kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në punishtë, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores së kompanisë dhe ligjit mbi masat mbrojtëse në punë;
  • Përgatit raporte të detajuara, si dhe detyrat tjera që do t’i ngarkohen;
  • Koordinimin e aktiviteteve me sektorët e tjerë dhe atë të shërbimeve teknike.

KËRKESAT:

  • Diploma e fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës;
  • Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 5 vite;
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office dhe AutoCAD;
  • Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze dhe preferohet njohja e gjuheve tjera;
  • I gatshëm të punoj edhe pas orarit në raste të veçanta.

 

Pozita nr. 2:        Inxhinier i Makinerisë (Termo-energjetike ose Sistemet e Burimeve të Ripërtërishme)

Për:                        1 vend i lirë i punës

Mbikëqyrësi:     Menaxheri i sektorit të inxhinieringut.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Kontrollë i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit;
  • Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të Inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës;
  • Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat e nevojshme për të bërë rishikimet dhe e njofton për aktivitetet e vonuara MI;
  • Organizon dhe kryen të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me sektorin e Inxhinieringut;
  • Drejton dhe menaxhon stafin e punishtes për zhvillimin e punimeve;
  • Drejton dhe kontrollon aktivitetet e punimeve të nënkontraktorëve;
  • Ndjek të gjitha aktivitetet e punës në punishtë;
  • Përgatit raportin ditor, javor si dhe mujor, ku regjistron të gjithë problematikën e zhvillimit të punimeve në punishtë;
  • Hartimin e planit dinamik javor/mujor për mbarëvajtjen e zhvillimit të punimeve në kantier;
  • Kontrollon skicat dhe vëllimet për tu siguruar se llogaritjet përshtaten me punimet/paramasat;
  • Ndihmon në përzgjedhjen dhe kërkesat për porosinë e materialeve;
  • Përgatit raporte të detajuara, si dhe detyrat tjera që do t’i ngarkohen gjatë zhvillimit të punëve;
  • Kordinimin e aktiviteteve me sektorët e shërbimeve teknike/inxhinierike.

KËRKESAT:

  • Diploma e fakultetit në lëmi përkatëse;
  • Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 5 vite;
  • Të këtë njohuri në të shumicë produkteve për sistem të ngrohjes;
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office dhe Autocad;
  • Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze dhe preferohet njohja e gjuheve tjera;

 

Pozita nr. 3:        Komercialist

Për:                        2 vende të lira të punës

Mbikëqyrësi:     Menaxheri i sektorit të shitjes.

 

 

PËRGJEGJËSITË:

  • T’i ofrojë asistencë teknike dhe administrative MSh-së;
  • Përgatitja e ofertave për klient apo për nevoja të tenderëve si dhe kompletimi i ofertës me të gjitha dokumentacionet teknike përkatëse (broshurat, katalogët, certifikatat e kualitetit apo standardit etj.)
  • Organizimi i zhdoganimit të mallit dhe përcjellja e mallit deri në dorëzimin e tij te klienti/pranuesi i mallit;
  • Mbajtja e evidencës së mallit të furnizuar duke përfshirë këtu edhe dorëzimin e një kopjes të DUD-it dhe faturës në sektorin e financave dhe mbajtjen e një kopjes për nevojat e sektorit komercial, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e kartelës së furnitorëve;
  • Mbajtja e evidencës së mallit të liferuar për klient/pranues të mallit duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e kartelës së klientit si dhe statistikave pör blerjet dhe shitjet;
  • Reagimi me kohë për mungesën e materialeve në depo dhe përgatitja e kërkesë-ofertës si hap i parë për furnizimin e tyre, marrja e ofertës, seleksionimi i ofertës më të mirë dhe porosia e mallit si dhe procedurat e lartcekura  deri te liferimi i tyre;
  • Raportimi në baza të rregullta të Menaxheri i Sektorit të Shitjes (MSh) duke përfshirë këtu edhe raportimin lidhur me punët dhe obligimet e bashkëpunëtorëve tjerë komercial;
  • Kujdeset për zgjerimin e rrjetit të shitjes;
  • Mbajtja e dosjeve (regjistratorëve) të rregullta digjitale dhe të shkruara lidhur me të gjitha aspektet e Sektorit te Shitjes si dhe përgatitja e tyre në mënyrë që të jenë të lexueshme dhe të kuptueshme edhe për palën e tretë;
  • Të udhëheq projekte të caktuara ose pjesë të projekteve, nëse ajo detyre është caktuar me pare nga MSK.

KËRKESAT:

  • Dëshmia e përfundimit të studimeve (lëmi  përkatese);
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike te M. Office dhe preferohet njohja e programeve tjera që kanë të bëjnë me shitjen;
  • Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 2 vite;
  • Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze dhe preferohet njohja e gjuheve tjera;
  • Mosha e preferuar nga 25 - 35 vjeç.

 

Te përgjithshme per tri pozitat:

  • Posedimi i patent-shoferit, kategoria B - Obligative
  • Trajnimet relevante janë të deshirushme;

 

 

APLIKIMI:

  • Kandidatet e interesuar për aplikim duhet që të dorëzojnë:
    • CV-in në formën EUROPASS(bashkëlidhur me foto), dy referenca;
    • Dëshmi të përfundimit të studimeve dhe trajnimeve.

 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

  • Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur;
  • Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'u nënshtrohen testimit dhe intervistimit;
  • Aplikimi pranohet vetëm përmes email-it: lulzim.jahaj@alfa-i.com; dhe kontaktit: 038 606 706

 

  • Data e fundit për aplikim është dita e Mërkurë, 23.05.2018.
Print

NA NDIQNI NË RRJETET SOCIALE