Për ne

U themelua në vitin 2001 si pasuese e kompanisë ekzistuese në Gjermani e themeluar vite më parë.

Me një filozofi dhe strategji të mirëfilltë, alfa.i u zhvillua dhe arriti të zë vend në mesin e kompanive më të mëdha ndërtimore - inxhinierike në Kosovë dhe rajon.

Vizioni dhe misioni i kompanisë ishte i qartë që nga fillimi: të krijohet kompani e specializuar, kualifikuar, kompetente e cila ofron dhe implementon shërbime me standarde më të larta se ato të kërkuara në treg me qëllim të edukimit të tregut dhe ngritjes së nivelit të shërbimeve.

Qysh në fillet e saja në Kosovë alfa.i mori rolin e Liderit në Sektorin e Ujërave, duke ofruar teknologjinë më të fundit të aplikuar në vendet e zhvilluara për bartjen, trajtimin, shpërndarjen e sigurtë të ujit për pije sipas standardeve të fundit ndërkombëtare.

Dëshira dhe vullneti i kompanisë sonë për të krijuar një kompani të nivelit të lartë në të cilën gjindet ajo sot, nuk do të ishte e mundur pa një staf profesional me ekspertizë në lëmitë relevante, prandaj alfa.i investimin më të madh e bëri në burimet njerëzore për të krijuar një ekip të specializuar me përvojë shumëvjeçare në:

  • Inxhinieri të ndërtimit
  • Menaxhim të Infrastrukturës
  • Menaxhim të ndërtimit
  • Arkitekturë
  • Vlerësim të kostos
  • Dizajnim / Operim / Ndërtim
  • Inxhinieri hidraulike
  • Furnizim dhe trajtim të ujit të pijshëm
  • Ndërtim të ujësjellësve
  • Ndërtim kanalizimesh
  • Trajtim të ujërave të zeza
  • Rehabilitim të liqeneve dhe lumenjve
  • Mbrojtje e ambientit
  • Planifikim hapësinor
  • Furnizim me material hidroteknik
  • Ndërtim dhe renovim të objekteve
  • Studim fizibiliteti

Falë numrit të madh të klientëve si nga sektori publik dhe ai privat të cilët ia dhanë besimin kompania jonë dëshmon kualitetin, kreativitetin dhe përkushtimin.

Partnerët

NA NDIQNI NË RRJETET SOCIALE