Shitja

Kërkimi i Produkteve

Kategoritë e Produkteve

Categories


alfa.i ju ofron materiale me kualitet të padiskutueshëm dhe çmime të arsyeshme për:

  • Sisteme të ujësjellësit – zgjidhjen komplete duke filluar nga gypat, pjesët fazonike, valvolat e deri te automatizimi i sistemeve moderne
  • Sisteme të kanalizimit
  • Trajtim të ujërave
  • Si dhe jemi në përgatitje të një game të re produktesh dhe shërbimesh të cilat do të prezantohen brenda një afati të shkurtër kohorë

Departamenti Komercial në kuadër të kompanisë alfa.i që nga fillet e saj ka arritur që të sjellë në Kosovë disa nga brendet me te njohura dhe më të besueshme në botë, prandaj vendimi juaj për të kërkuar në web faqen tonë mendojmë se ka qenë i drejtë.

Ne deri më tash kemi punuar shumë që të fitojmë besimin e kompanive ndërkombëtare më me nam që të na zgjedhin ne për ti përfaqësuar ata në territorin e Kosovës dhe më gjerë, me qëllimin e vetëm që klientët tanë të jenë të kënaqur me produktet inovative dhe shërbimet pas shitjes.

Gjatë punës tonë që nga viti 2001, kemi arritur që të krijojmë një numër të madh të klientëve të kënaqur me shërbimet tona që janë kryesisht të fokusuara në  produkte kualitative, te ofruara sipas afatit kohor të paracaktuar, te furnizuara me një çmim të pranueshëm dhe të garantuara nga prodhuesi për cilësinë e produkteve.

Pa mare parasysh se ku do të vendosni ti blini materialet, duhet të mendoni se:

 

Askush nuk është aq i pasur që të blejë gjëra të lira e pavlerë ...

NA NDIQNI NË RRJETET SOCIALE