KONKURS PUNE
Për plotësimin vendit të punës "DEPOIST", si vijon:
Pozita: Depoist/e i Sektorit të Shitjes
Mbikëqyrësi: Menaxheri i Shitjes.
PËRGJEGJËSITË:
- Të ofrojë asistencë teknike dhe administrative MSh-së;
- Asistoj në përgatitjen e ofertave për klient apo për nevoja të tenderëve si dhe kompletimi i ofertës me të gjitha dokumentacionet teknike përkatëse (broshurat, katalogët, çertifikatat e kualitetit apo standardit etj.)
- Nga momenti kur fatura është pranuar nga ana e klientit/investorit, depoisti të bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për furnizim duke përfshirë edhe organizimin e transportit (sipas nevojës);
- Njohja e paletës së produkteve të ujësjellësit(jashtëm dhe brendshëm) dhe nxemjës qendrore;
- Pranimi i mallit në depo dhe mbajtja e kartelës mbi gjendjen në depo duke u bazuar në regjistrimin e mallit dhe fletëdërgesave të lëshuara;
- Mbanë kontakte me udhëheqësit e depove tjera;
- Kontrollimin e stokut ne depo;
- Reagimi me kohë për mungesën e materialeve në depo dhe përgatitja e kërkesës/ofertës si hap i parë për furnizimin e tyre;
- Raportimi në baza të rregullta të Menaxheri i Sektorit të Shitjes (MSh)
- Mbajtja e dosjeve (regjistratorëve) të rregullta digjitale dhe të shkruara lidhur me deponë;
- Tjera në kuadër të detyrave të caktuara nga Menaxheri i Sektorit të Shitjes (MSh).
KËRKESAT:
- Minimum përfundimi i shkollës së mesme
- Njohja e mirë e paketës kompjuterike të M. Office;
- Përvojë pune paraprake e ngjajshme, min. 2 vite;
- Preferohet njohja e sëpaku një gjuhe të huaj;
- Mosha e preferuar nga 25 - 45 vjeç.
- Posedimi i patent-shoferit obligativ, kategoria B;
- Fleksibel për të punuar edhe me orar të zgjatur.
SHKATHTËSITË:
- Aftësi të mira të prezentimit dhe komunikimit me shkrim dhe me gojë;
- Të ketë aftësi në caktimin e prioriteteve për punë të pavarur dhe kreative;
- Të ketë aftësi për kryerjen e disa funksioneve në të njejtën kohë;
- Maturi emocionale, përkushtim dhe aftësi për të përballuar stresin gjatë ushtrimit të detyrës.
APLIKIMI:
- Kandidatët e interesuar për aplikim duhet që të dorëzojnë:
- CV-në dhe referencat në punë të ngjajshme;
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
- Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur;
- Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'u nënshtrohen testimit dhe intervistimit;
- Aplikimi pranohet vetëm përmes email-it: lulzim.jahaj@alfa-i.com; dhe kontaktit: 038 606 706
- Data e fundit për aplikim është 12.04.2018.