KONKURS PUNE
Pozita nr. 1: Inxhinier i/e Ndërtimtarisë ose Arkitekturës
Për: 2 vende të lira të punës
Mbikëqyrësi: Menaxheri I sektorit të inxhinieringut.
PËRGJEGJËSITË:
- Kontrollë i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit;
- Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të Inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës;
- Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat e nevojshme për të bërë rishikimet dhe e njofton për aktivitetet e vonuara MI;
- Organizon dhe kryen të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me sektorin e Inxhinieringut;
- Drejton dhe menaxhon stafin e punishtes për zhvillimin e punimeve;
- Drejton dhe kontrollon aktivitetet e punimeve të nënkontraktorëve;
- Ndjek të gjitha aktivitetet e punës në punishtë;
- Përgatit raportin ditor, javor si dhe mujor, ku regjistron të gjithë problematikën e zhvillimit të punimeve në punishtë;
- Hartimin e planit dinamik javor/mujor për mbarëvajtjen e zhvillimit të punimeve në kantier;
- Plotësimin e formularit për kërkesat e materialeve;
- Kontrollon skicat dhe vëllimet për t’u siguruar se llogaritjet përshtaten me punimet;
- Ndihmon në përzgjedhjen dhe kërkesat për materiale në kantier;
- Është përgjegjës për gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si proces-verbale, librezë masash, situacione, akte piketime e kontrolli etj;
- Mbikëqyr kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në punishtë, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores së kompanisë dhe ligjit mbi masat mbrojtëse në punë;
- Përgatit raporte të detajuara, si dhe detyrat tjera që do t’i ngarkohen;
- Koordinimin e aktiviteteve me sektorët e tjerë dhe atë të shërbimeve teknike.
KËRKESAT:
- Diploma e fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës;
- Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 5 vite;
- Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office dhe AutoCAD;
- Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze dhe preferohet njohja e gjuheve tjera;
- I gatshëm të punoj edhe pas orarit në raste të veçanta.
Pozita nr. 2: Inxhinier i Makinerisë (Termo-energjetike ose Sistemet e Burimeve të Ripërtërishme)
Për: 1 vend i lirë i punës
Mbikëqyrësi: Menaxheri i sektorit të inxhinieringut.
PËRGJEGJËSITË:
- Kontrollë i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit;
- Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të Inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës;
- Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat e nevojshme për të bërë rishikimet dhe e njofton për aktivitetet e vonuara MI;
- Organizon dhe kryen të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me sektorin e Inxhinieringut;
- Drejton dhe menaxhon stafin e punishtes për zhvillimin e punimeve;
- Drejton dhe kontrollon aktivitetet e punimeve të nënkontraktorëve;
- Ndjek të gjitha aktivitetet e punës në punishtë;
- Përgatit raportin ditor, javor si dhe mujor, ku regjistron të gjithë problematikën e zhvillimit të punimeve në punishtë;
- Hartimin e planit dinamik javor/mujor për mbarëvajtjen e zhvillimit të punimeve në kantier;
- Kontrollon skicat dhe vëllimet për tu siguruar se llogaritjet përshtaten me punimet/paramasat;
- Ndihmon në përzgjedhjen dhe kërkesat për porosinë e materialeve;
- Përgatit raporte të detajuara, si dhe detyrat tjera që do t’i ngarkohen gjatë zhvillimit të punëve;
- Kordinimin e aktiviteteve me sektorët e shërbimeve teknike/inxhinierike.
KËRKESAT:
- Diploma e fakultetit në lëmi përkatëse;
- Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 5 vite;
- Të këtë njohuri në të shumicë produkteve për sistem të ngrohjes;
- Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office dhe Autocad;
- Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze dhe preferohet njohja e gjuheve tjera;
Pozita nr. 3: Komercialist
Për: 2 vende të lira të punës
Mbikëqyrësi: Menaxheri i sektorit të shitjes.
PËRGJEGJËSITË:
- T’i ofrojë asistencë teknike dhe administrative MSh-së;
- Përgatitja e ofertave për klient apo për nevoja të tenderëve si dhe kompletimi i ofertës me të gjitha dokumentacionet teknike përkatëse (broshurat, katalogët, certifikatat e kualitetit apo standardit etj.)
- Organizimi i zhdoganimit të mallit dhe përcjellja e mallit deri në dorëzimin e tij te klienti/pranuesi i mallit;
- Mbajtja e evidencës së mallit të furnizuar duke përfshirë këtu edhe dorëzimin e një kopjes të DUD-it dhe faturës në sektorin e financave dhe mbajtjen e një kopjes për nevojat e sektorit komercial, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e kartelës së furnitorëve;
- Mbajtja e evidencës së mallit të liferuar për klient/pranues të mallit duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e kartelës së klientit si dhe statistikave pör blerjet dhe shitjet;
- Reagimi me kohë për mungesën e materialeve në depo dhe përgatitja e kërkesë-ofertës si hap i parë për furnizimin e tyre, marrja e ofertës, seleksionimi i ofertës më të mirë dhe porosia e mallit si dhe procedurat e lartcekura deri te liferimi i tyre;
- Raportimi në baza të rregullta të Menaxheri i Sektorit të Shitjes (MSh) duke përfshirë këtu edhe raportimin lidhur me punët dhe obligimet e bashkëpunëtorëve tjerë komercial;
- Kujdeset për zgjerimin e rrjetit të shitjes;
- Mbajtja e dosjeve (regjistratorëve) të rregullta digjitale dhe të shkruara lidhur me të gjitha aspektet e Sektorit te Shitjes si dhe përgatitja e tyre në mënyrë që të jenë të lexueshme dhe të kuptueshme edhe për palën e tretë;
- Të udhëheq projekte të caktuara ose pjesë të projekteve, nëse ajo detyre është caktuar me pare nga MSK.
KËRKESAT:
- Dëshmia e përfundimit të studimeve (lëmi përkatese);
- Njohja e mirë e paketës kompjuterike te M. Office dhe preferohet njohja e programeve tjera që kanë të bëjnë me shitjen;
- Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 2 vite;
- Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze dhe preferohet njohja e gjuheve tjera;
- Mosha e preferuar nga 25 - 35 vjeç.
Te përgjithshme per tri pozitat:
- Posedimi i patent-shoferit, kategoria B - Obligative
- Trajnimet relevante janë të deshirushme;
APLIKIMI:
- Kandidatet e interesuar për aplikim duhet që të dorëzojnë:
- CV-in në formën EUROPASS(bashkëlidhur me foto), dy referenca;
- Dëshmi të përfundimit të studimeve dhe trajnimeve.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
- Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur;
- Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'u nënshtrohen testimit dhe intervistimit;
- Aplikimi pranohet vetëm përmes email-it: lulzim.jahaj@alfa-i.com; dhe kontaktit: 038 606 706
- Data e fundit për aplikim është dita e Mërkurë, 23.05.2018.