Lajme

Lista e lajmeve

Konkurs pune

16.12.2020

5 vende të lira të punës

KONKURS PUNE

Për plotësimin e 5 vendeve të reja të punës si vijon:

 

Pozita nr. 1:        Inxhinier/e i Ndërtimit, ose Arkitekt/e                   - 2 vende

Mbikëqyrësi:     Menaxheri i Inxhinieringut                

 

PËRGJEGJËSITË:

 

  • Kontrollë i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit;
  • Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës;
  • Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat e nevojshme për të bërë rishikimet dhe e njofton për aktivitetet e vonuara tek menaxheri i inxhinieringut;
  • Menaxhon stafin e punishtes për zhvillimin e punimeve, kontrollon aktivitetet e punimeve të nënkontraktorëve dhe përcjellë të gjitha aktivitetet tjera të punës në punishtë;
  • Përgatitë raportet ditore, javore dhe mujore për mbarëvajtjen e projektit;
  • Hartimin e planit dinamik javor/mujor për zhvillimin e punimeve në kantier;
  • Plotësimin e formularit për kërkesat e materialeve;
  • Kontrollon skicat dhe vëllimet për t'u siguruar se llogaritjet përshtaten me punimet;
  • Është përgjegjës për gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në objekt, si procesverbalet, librezë masash, situacione, akte piketime e kontrolli etj;
  • Mbikëqyrë kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në punishtë, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores së kompanisë dhe ligjit mbi masat mbrojtëse në punë;
  • Kordinimin e aktiviteteve me sektorët e tjerë brenda kompanisë;

 

KËRKESAT:

  • Diploma e fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës;
  • Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 5 vite;
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office,përkatësisht MS Project dhe AutoCAD;
  • Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze është obligative;
  • Posedimi i patent-shoferit obligativ, kategoria B

 

 

Pozita nr. 2:        Inxhinier i Makinerisë (Termo-energjetikë ose Sistemet e Burimeve të Ripërtëritshme)             - 2 vende

Mbikëqyrësi:     Menaxheri i Sektorit

 

PËRGJEGJËSITË:

 

  • Kontrollë i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit;
  • Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës;
  • Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat e nevojshme për të bërë rishikimet dhe e njofton për aktivitetet e vonuara tek menaxheri i sektorit;
  • Menaxhon stafin e punishtes për zhvillimin e punimeve, kontrollon aktivitetet e punimeve të nënkontraktorëve dhe përcjellë të gjitha aktivitetet tjera të punës në punishtë;
  • Përgatitë raportet ditore, javore dhe mujore për mbarëvajtjen e projektit;
  • Hartimin e planit dinamik javor/mujor për mbarëvajtjen e zhvillimit të punimeve;
  • Kontrollon skicat dhe vëllimet për t’u siguruar se llogaritjet përshtaten me punimet/paramasat;
  • Ndihmon në përzgjedhjen dhe kërkesat për porosinë e materialeve;
  • Kordinimin e aktiviteteve me sektoret e tjerë brenda kompanisë.

 

KËRKESAT:

 

  • Përfundimin e studimeve në Inxhinieri të Makinerisë;
  • Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 3 vite;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në të gjitha produktet e ngrohjes, klimatizimit dhe ventilimit;
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike M. Office, AutoCAD etj;
  • Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze është obligative;
  • Posedimi i patentshoferit obligativ, kategoria B

 

 

Pozita nr. 3:        Administrator/e i Sektorit të Shitjes       - 1 vende

Mbikëqyrësi:     Menaxheri i Shitjes

 

PËRGJEGJËSITË:

 

  • T’i ofrojë asistencë teknike dhe administrative menaxherit të shitjes;
  • Përgatitja e ofertave për klient apo për nevoja të tenderëve si dhe kompletimi i ofertës me të gjitha dokumentacionet teknike përkatëse (broshurat, katalogët, certifikatat e kualitetit apo standartit etj.)
  • Nga momenti kur oferta/tenderi është pranuar nga ana e klientit/investorit të bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për furnizim duke përfshirë edhe organizimin e transportit;
  • Organizimi i zhdoganimit të mallit dhe përcjellja e mallit deri në dorëzimin e tij te klienti/pranuesi i mallit;
  • Mbajtja e evidencës së mallit të furnizuar dhe të liferuar;
  • Përcjellja e afatit të pagesave të klientëve dhe furnitorëve;
  • Raportimi në baza të rregullta te Menaxheri i Sektorit te Shitjes (MSh)
  • Kujdeset për zgjerimin e rrjetit të furnitorëve;
  • Mbajtja e dosjeve të rregullta digjitale dhe të shkruara lidhur me të gjitha aspektet e Sektorit te Shitjes
  • Të udhëheqë projekte të caktuara ose pjesë të projekteve, nëse ajo detyrë është caktuar mëparë nga menaxheri i shitjes.

 

KËRKESAT:

 

  • Përfundimin e studimeve;
  • Njohja e mirë e paketës kompjuterike te M. Office;
  • Përvojë pune paraprake e ngjajshme min. 1 vit;
  • Njohja shumë e mirë e gjuhës angleze është obligative;
  • Njohja e gjuhëve tjera janë të preferueshme;
  • Posedimi i patent-shoferit obligativ, kategoria B

 

 

APLIKIMI:

  • Kandidatet e interesuar që duan të aplikojnë duhet të dorëzojnë:
    • CV,
    • Letër motivuese,
    • Referenca – e preferueshme;

 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

 

  • Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur;
  • Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'u nënshtrohen testimit dhe intervistimit;
  • Aplikimi pranohet vetem përmes emailit: lulzim.jahaj@alfa-i.com; dhe kontaktit: 038 606 706

 

  • Data e fundit për aplikim është (e Enjte), 31/12/2020.
Print

NA NDIQNI NË RRJETET SOCIALE