Ndërmarrja Alfa.i sponzorizon KHF “Istogu”

Nënshkrimi i marrëveshjes për sponzorimin e Klubit të Hendbollit për Femra “Istogu”

KHF Istogu do të ketë përkrahje financiare nga kompania e njohur, Alfa.i. Ndërmarrja alfa.i shpk, vazhdon me mbështetjen e aktiviteteve sportive dhe aktiviteteve tjera që kanë për qëllim të mirën e përbashkët. Natyrisht, mbështetja për ekipin kampion të Republikes së Kosovës është kënaqësi e veçantë.

Qëllimi i këtij sponzorizimi është që t’iu krijohet kushte të përshtatshme hendbollisteve Istogase të merren me aktivitetin e tyre, përkrahja e sportit të hendbollit në komunën e Istogut në veçanti dhe hendbollit kosovar në përgjithësi. KHF Istogu falenderon kompaninë Alfa.I pronarin z.Halil Jahaj për përkrahje, partneritet dhe bashkëpunim drejt ambicieve tona të përbashkëta” thuhet në njoftimin e KHF Istogut.