PËR NE

Alfa.i është ndërmarrje inxhinierike, konsulente dhe ndërtimore me një numër të madh projektesh të realizuara në Kosovë dhe jashtë saj.

Ne filluam rrugëtimin tonë në vitin 2001 si pasuese e kompanisë ekzistuese në Gjermani e themeluar vite më pare me një staf të kualifikuar, trajnuar dhe me ekspertizë në lëmitë relevante.

Misioni i kompanisë

Ne jemi kompani e specializuar dhe kualifikuar ku ofrojmë dhe implementojm shërbime me profesionalizëm duke ju përgjigjur kërkesave të tregut. Ne punojmë me standarde të larta me qëllim të edukimit të tregut dhe ngritjes së nivelit të shërbimeve.

Ne ofrojmë shërbime për ndërtim, planifikim, projektim, rehabilitim dhe këshillim teknik si dhe mbikëqyrje në ndërtimtari, në sektorin e ujit, transportit dhe mjedisit. Vazhdojmë të jemi lider në zhvillimin, trajtimin dhe shpërndarjen e ujit të pijshëm të sigurt.

Vizioni i kompanisë

  • Ne synojmë të jemi partnerët më të besueshëm për klientët tanë dhe të sigurojmë mbulimin maksimal të tregut në këtë fushë.
  • Ne synojmë të jemi gjithmonë në hap drejt risive dhe inovacioneve të reja
  • Ne synojmë të mbajmë gjithmonë një staf profesional dhe të motivuar për punë.
  • Ne synojmë të ruajmë vlerat tona bazë që janë integriteti, profesionalizmi, përkushtimi dhe besushmëria që kemi krijuar tek klient tanë.
  • Inxhinieri të ndërtimit
  • Menaxhim të Infrastrukturës
  • Menaxhim të ndërtimit
  • HVAC
  • Arkitekturë
  • Vlerësim të kostos
  • Dizajnim / Operim / Ndërtim
  • Inxhinieri hidraulike
  • Furnizim dhe trajtim të ujit të pijshëm
  • Ndërtim të ujësjellësve
  • Ndërtim kanalizimesh
  • Trajtim të ujërave të zeza
  • Rehabilitim të liqeneve dhe lumenjve
  • Mbrojtje e ambientit
  • Planifikim hapësinor
  • Furnizim me material hidroteknik
  • Ndërtim dhe renovim të objekteve
  • Studim fizibiliteti