Kompania Alfa.i është lidere tashmë e dëshmuar në fushën e ndërtimit dhe inxhinierisë duke ofruar gjithnjë risi dhe arkitekturë moderne dhe të sofistikuar.

Ndërtimi i Objekteve është një pjesë e rëndësishme e kulturës industriale, është një manifestim i diversitetit dhe kompleksitetit të saj.

Kompania Alfa.i bën ndërtimin e objekteve të ulëta dhe të larta në mënyrë shumë profesionale besueshmëria, organizimi, teknologjia profesionale dhe e sofistikuar dhe cilësia e lartë e ndërtimit të objekteve të ndryshme bëjnë që t’i përmbahemi objektivave, vizionit dhe misionit tonë. Punët tona ndërtimore përfshijnë të gjitha kriteret e kërkuara duke filluar nga projektimi, dizajnimi deri në përfundimin e punëve në mënyrë profesionale.

Ne kujdesemi që të gjitha materialet të zgjidhen me kujdes duke ju përshtatur kualitetit më të lartë dhe dizajnëve më moderne të kohës. Me angazhim të madh, kreativitet dhe punë të shkëlqyer ekipore, ne u ofrojmë zgjidhjet më të mira dhe më praktike.