“Alfa.i”, sponsori kryesor i shumë trofeve të KHF “Istogu”

Sporti sot është rruga më e mirë për promovimin e suksesit në shoqëri, ne besojmë se vetëm duke bashkëpunuar ngushtë dhe duke qenë afër njëri-tjetrit, mund të krijojmë një Strategji për suksese të reja të përbashkëta.

Gjatë ceremonisë se nënshkrimit të marrëveshjes mes “Alfa.i” dhe KHF “Istogu”, pronari i kompanisë z. Halil Jahaj u shpreh se ka nderin dhe privilegjin që të nënshkruaj marrëveshjen e bashkëpunimit me një klub shumë të trofeshëm dhe të sukseshëm.

Ky është viti i tretë me radhë që kompania “Alfa.i”, është sponsor kryesor i Klubit të Hendbollit “Istogu”.

“Alfa.i”, vazhdon ta mbështet skuadrën financiarisht drejt organizimit, ngritjes së kapaciteteve të klubit, profesionalizimit, dhe ndikimit të drejtpërdrejt në arritjen e rezultateve të vazhdueshme të kësaj të fundit.

Klubit të Hendbollit “Istogu” është kampion i padiskutueshëm, dhe mbështetja jonë ndaj klubit vjen si dëshirë për ta fuqizuar sportin por edhe asocimin që krijohet prej dy institucioneve që janë fitues dhe kampion të vazhdueshëm në terrenet përkatëse në të cilat ne garojmë.

Me vazhdimin e kontratës në mes të “Alfa.i” dhe Klubi i Hendbollit “Istogu”, kjo e fundit ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të kompanisë “Alfa.i”, dhe të gjithë sponsorët e kompanive të tjera, institucionet dhe tifozët që janë gjithmonë me ta dhe në çdo sfidë.

Së bashku ne mundemi.